Dhurimi i qenve, pjesë e diplomacisë!

0
110

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar duke ledhatuar konet e qenushes Gomi, një dhuratë e bërë nga lideri koreano-verior, Kim Jong Un si simbol i përmirësimit të marrëdhënieve ndërkoreane.

Në pamjet e publikuara të hënën, çifti presidencial shfaqet i qeshur të ulur në tokë para rezidencës në Seul i rrethur nga gjashtë kone në shoqërinë e nënës së tyre, Gomit.

Me rastin e samitit të tyre në Phenian në muajin shtator, Kim i dhuroi Moon dy qenushë të racës Pungsan, emblematike e Koresë së Veriut.

Të moshës rreth një vjeç, ato u shoqëruan javën e kaluar në Jug në qytezën kufitare të Panmunjom në Zonën e Çmilitarizuar, shkruan Atsh.

Qentë e racës Pungsan, kafshë gjuetie me gëzof të dendur ngjyrë të bardhë dhe me sytë lajthi, pa frikë cilësohen si më inteligjentët dhe besnikët. Ata konsiderohen si thesare kombëtare në Korenë e Veriut.

Zyra e Moon postoi sot në platformën Twitter, dy foto me konet e sapo lindura në krahët e çiftit presidencial me diçiturën ’’Njihuni me konet e Gomit, një qen i racës Pungsan i Koresë së Veriut”.

Konet, tre meshkuj dhe tre femra të lindur më 9 nëntor gëzojnë shëndet të mirë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu