Dhjetë minuta duartrokitje pas fjalimit të kancelares gjermane

0
59

Dhjetë minuta duartrokitje në një sallë plot entuziazëm, kjo ishte panorama gjatë fjalimit të fundit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si presidente e CDU-së, në Hamburg.

Kancelarja falenderoi shumë herë duke kërkuar vazhdimin e punës, pasi ”ka ende shumë rrugë përpara”.

”Sot CDU është ndryshe nga ajo e vitit 2000 dhe është më mirë kështu”, theksoi Angela Merkel duke folur në Hamburg në fjalimin e saj të fundit si presidente e partisë.

”CDU-ja nuk duhet të shohë nga e kaluara, por të mbështetet tek e ardhmja, me njerëz të rinj, me struktura të reja, por me të njëjtat vlera”, shtoi ajo.

“Gjithmonë kam dashur ta kryej detyrën time me dinjitet dhe të largohem me dinjitet’’, theksoi e ashtuquajtura nga gjermanët ”mami”.

Duke shprehur mirënjohjen e saj, Merkel konkludoi: “Ishte një gjë e madhe për mua, ishte një gëzim, një nder”./Atsh/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu