Dhimbja e gjurit, shkaqet, trajtimi dhe pyetjet më të shpeshta!

0
621

Nga Dr. Fidan S. Berisha, reumatolog

Osteoartriti i Gjurit (Artriti Degjenerativ i Gjurit)

Ndërsa mosha është një faktor kryesor rreziku për osteoartritin apo dëmtimin (dhimbjen) e gjurit, gjithashtu kjo problematikë mund të shfaqet dhe tek të rinjët – Pra Osteoartriti mund të prekë çdo moshë. Për disa individë, mund të jetë e trashëgueshme. Për të tjerët, Osteoartritit i gjurit mund të rezultojnë nga dëmtimi nga ngarkesat e teperta ose infeksioni apo edhe nga mbipesha. Këtu janë përgjigjet e pyetjeve tuaja në lidhje me osteoartritin e gjurit, duke përfshirë mënyrën se si trajtohet dhe çfarë mund të bëni në shtëpi për të lehtësuar dhimbjen.

Çfarë është Osteoartriti?

Osteoartriti, i njohur zakonisht si artriti i konsumimit (demtimit) të kërces dhe kockes, është një gjendje në të cilën kemi zbutje natyrore deri ne zhdukje të nyjeve – kërcit – dëmtim të indeve te buta. Kur një gjë e tillë ndodhë, kockat e nyjeve fërkohen më shumë me njëra-tjetrën me më pak përfitime të kërcit që absorbon goditjen. Fërkimi rezulton me dhimbje, ënjtje, ngurtësi, ulje të aftësisë për të lëvizur dhe, nganjëherë, në formimin e kockave të reja gjër në ngjitje të dy kockave.

Kush mund të sëmuret nga osteoartriti i gjurit?

Osteoartriti është forma më e shpeshtë e artritit. Ndërsa mund të ndodhë edhe tek të rinjtë, shansi i zhvillimit të osteoartritit rritet pas moshës 45 vjeç. Sipas Fondacionit për Artritit ne SHBA dhe ACR-së, më shumë se 27 milion njerëz në SH.B.A. kanë artrozë, ndërsa gjuri është një nga zonat më të prekura. Gratë kanë më shumëmundësi të kenë artrozë sesa burrat.

Çfarë e shkakton Osteoartritin e gjurit?

Shkaku më i zakonshëm i osteoartritit të gjurit është mosha. Pothuajse të gjithë ne përfundimisht do të zhvillojnë një shkallë të osteoartritit. Sidoqoftë, disa faktorë të rëndësishëm rrisin rrezikun e zhvillimit të artritit në një moshë më të hershme.

· Mosha – Aftësia e kërcit për tu shëruar zvogëlohet kur një person plaket.
· Pesha – Pesha rrit presionin në të gjitha nyjet, veçanërisht në gjunjë. Çdo kile e peshës që ju shtoni, shton 3 deri në 4 kile të peshës shtesë në gjunjë.
· Trashëgimia – Kjo përfshin mutacione gjenetike që mund ta bëjnë një person më shumë të ngjarë të zhvillojë artrozë të gjurit. Mund të jetë gjithashtu për shkak të anomalive të trashëguara në formën e kockave që rrethojnë nyjen e gjurit.
· Gjinia – Gratë e moshës 55 vjeç e lart kanë më shumë gjasa sesa burrat të zhvillojnë Osteoartrit të gjurit.
· Lëndimet e përsëritura të stresit – Këto zakonisht janë rezultat i llojit të punës që ka një person. Njerëzit me profesione të caktuara që përfshijnë shumë aktivitete që mund të stresojnë artikulacionin, të tilla si gjunjëzimi, mbledhje ose ngritje peshave të mëdha (5 kg. ose më shumë), kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë artrozë të gjurit për shkak të presionit të vazhdueshëm në nyje.
· Atletikë – Atletët e përfshirë në futboll, tenis ose vrapim në distanca të gjata mund të jenë në rrezik më të lartë për zhvillimin e artrozës së gjurit. Kjo do të thotë që atletët duhet të marrin masa paraprake për të shmangur dëmtimet. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ushtrimet e rregullta të moderuara forcojnë nyjet dhe mund të ulin rrezikun e osteoartritit. Në fakt, muskujt e dobët rreth gjurit mund të çojnë në osteoartrit.
· Sëmundje të tjera – Njerëzit me artrit reumatoid, lloji i dytë më i zakonshëm i artritit, gjithashtu kanë më shumë gjasa të zhvillojnë osteoartritë. Njerëzit me çrregullime të caktuara metabolike, të tilla si mbingarkesa e hekurit ose hormoni i tepërt i rritjes, gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të osteoartritit.

Cilat janë simptomat e Osteoartritit (artrozës) së gjurit?

Simptomat e osteoartritit së gjurit mund të përfshijnë:
· dhimbje që rritet kur jeni aktiv, por përmirësohet pak gjat pushimit
· ënjtje
· ndjenja e ngrohtësisë në artikulacion
· shtangime të gjurit, veçanërisht në mëngjes ose kur keni qëndruar ulur për një kohë
· ulja e lëvizshmërisë së gjurit, duke e bërë të vështirë hyrjen dhe daljen nga karriget ose makinat, përdorimin e shkallëve ose ecjen
· tingull kërcitës, vibrues (trill), ferkues që dëgjohet apo ndjehet kur gjuri lëviz

Si Diagnostikohet Osteoartriti i Gjurit?

Diagnostikimi i osteoartritit të gjurit do të fillojë me një ekzaminim fizik nga Reumatologu juaj. Mjeku jua reumatologj do të marrë gjithashtu historinë tuaj mjekësore dhe do të vërejë me kujdes çdo simptomë tuajen. Sigurohuni që të vini re se çfarë e përkeqëson dhimbjen tuaj dhe çfarë e permirëson atë, për të ndihmuar mjekun tuaj të përcaktojë nëse osteoartriti ose diçka tjetër, mund të shkaktojë dhimbjen tuaj. Gjeni gjithashtu nëse dikush tjetër në familjen tuaj ka artrit. Reumatologu juaj mund të kërkojë testime shtesë, duke përfshirë:

· Rrezet X, të cilat mund të tregojnë dëmtimin e kockave dhe kërcit, si dhe praninë e osteofiteve (formimit të kockave të reja)
· skanimet me rezonancë magnetike (MRI)
Skanimet me MRI mund të kërkohen kur rrezet X nuk japin një arsye të qartë për dhimbjen e nyjeve ose kur rrezet X sugjerojnë që llojet e tjera të indeve të nyjeve mund të jenë të dëmtuara.
Reumatologet mund të përdorin teste të gjakut për të përjashtuar gjendje të tjera që mund të shkaktojnë dhimbjen, të tilla si artriti reumatoid, një lloj tjetër i artritit i shkaktuar nga një çrregullim në sistemin imunitar.

Si trajtohet Osteoartiti i Gjurit?

Qëllimet kryesore të trajtimit të osteoartritit të gjurit janë lehtësimi i dhimbjes dhe kthimi i lëvizshmërisë. Plani i trajtimit zakonisht përfshin një kombinim të veprimëve si mëposhtë:
· Humbje peshe – Humbja edhe e një sasie të vogël peshe, nëse është e nevojshme, mund të ulë ndjeshëm dhimbjen e gjurit nga osteoartriti.
· Ushtrimet – Forcimi i muskujve rreth gjurit e bën artikulacionin më të qëndrueshëm dhe zvogëlon dhimbjen. Ushtrimet e zgjatjes ndihmojnë në mbajtjen lëvizëse dhe fleksibilitetit të nyjeve të gjurit.
· Analgjetikët dhe ilaçet anti-inflamatore – Kjo përfshin zgjedhje pa recetë si acetaminofeni (Paracetamol), ibuprofeni (Albadol, ibumal), ose natriumi naproksen (Naproff). Mos merrni ilaçe pa recetë për më shumë se 10 ditë pa u kontrolluar me Reumatologun tuaj. Marrja e tyre për një kohë më të gjatë rrit mundësinë e efekteve anësore. Nëse ilaçet pa recetë nuk japin lehtësim, Reumatologu mund t’ju japë një ilaç me recetë anti-inflamatore ose ilaçe të tjera për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes.
· Injeksione me kortikosteroide ose acidit hialuronik në gju – Steroidet janë ilaçe të fuqishme anti-inflamatore. Acidi hialuronik normalisht është i pranishëm në nyje si një lloj lëngu lubrifikuës.
· Terapitë alternative – Disa terapi alternative që mund të jenë efektive përfshijnë kremrat lokalë me analgjetik, opioid, mentol apo kapsaicinë, akupunkturë ose suplemente, përfshirë glukozaminën dhe kondroitinën ose MSM, Kolagjen tip I dhe II.
· Përdorimi i pajisjeve të tilla si mbajtëse – Ekzistojnë dy lloje të mbajtëseve (ortozave): mbajtëse “shkarkuese”, të cilat heqin peshën nga ana e gjurit te prekur nga artriti; dhe mbajtëse “mbështetëse”, të cilat ofrojnë mbështetje për të gjithë gjurin.
· Terapia fizike dhe okupuese (profesionale) – Nëse keni probleme me aktivitetet e përditshme, terapia fizike ose okupuese mund t’ju ndihmojë. Terapistët fizikalë ju mësojnë mënyra për të forcuar muskujt dhe për të rritur fleksibilitetin në nyjen tuaj. Terapistët e punës (okupues) ju mësojnë mënyra për të kryer aktivitete të rregullta, të përditshme, të tilla si punët e shtëpisë, me më pak dhimbje.
· Kirurgjia – Kur trajtimet e tjera nuk funksionojnë, operacioni është një mundësi e mirë.
A përdoret kirurgjia për të trajtuar osteoartritin e gjurit?
Nëse Reumatologu juaj dëshiron të ju propozoj trajtimin e osteoartritit të gjurit me operacion, opsionet janë artroskopia, osteotomiadhe artroplastika.
· Artroskopia përdor një teleskop të vogël (artroskop) dhe instrumente të tjerë të vegjël. Kirurgjia kryhet përmes prerjeve të vogla (vrimave në gju). Kirurgu përdor artroskopin për të parë hapësirën e nyjës. Atje, kirurgu mund të heq kërcin e dëmtuar ose grimcat e lirshme, të pastrojë sipërfaqen e kockave dhe të riparojë lloje të tjera të indeve nëse zbulohen këto dëmtime. Procedura shpesh përdoret tek pacientët më të rinjë (mosha 55 e më të rinjë) me qëllim që të vonojë operacionet më të rënda.
· Osteotomia është një procedurë që synon të bëjë shtrirjen më të mirë të gjurit duke ndryshuar formën e kockave. Ky lloj operacioni mund të rekomandohet nëse keni dëmtime kryesisht në një zonë të gjurit. Mund të rekomandohet gjithashtu nëse keni thyer gjurin dhe nuk është shëruar mirë. Një osteotomi nuk është e përhershme dhe operacione të tjera mund të jenë të nevojshëm më vonë.
· Kirurgjia e zëvendësimit të nyjeve, ose artroplastika, është një procedurë kirurgjikale në të cilën nyjet zëvendësohen me pjesë artificiale të bëra nga metale ose plastike. Zëvendësimi mund të përfshijë njërën anë të gjurit ose të gjithë gjurin. Kirurgjia e zëvendësimit të nyjeve zakonisht rezervohet për njerëzit mbi 50 vjeç me osteoartrit të rëndë. Kirurgjia mund të ketë nevojë të përsëritet më vonë nëse nyja protetike konsumohet pas disa vitesh. Por me avancimet moderne të sotme, shumica e nyjeve të reja do të zgjasin mbi 20 vjet. Kirurgjia ka rreziqe, por rezultatet në përgjithësi janë shumë të mira.