“Detyra ime është me e mbrojt Grykën e Deçanit nga hidrocentralet”

0
408

Shpresa Loshaj e ftuar në emisionin Oxygen ka treguar se gjatë tërë kësaj kohe është angazhuar për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra politikanëve të Kosovës, duke avokuar në media në mbrojte të Grykës së Deçanit nga hidrocentralet.

Së fundmi Shpresa Loshaj u dekorua nga Vjosa Osmani me urdhrin “Shotë Galica” për për guximin për të sfiduar padrejtësitë, si dhe për guximin e treguar në mbrojtjen e pasurive natyrore të Kosovës

Shpresa Loshaj thotë se detyra e saj është me e mbrojt Grykën e Deçanit nga hidrocentralet

“Unë u ktheva në Kosovë nga Kanada, arsyeja ishte nuk kisha mundësi të jetoja identidetin tim sepse nuk mund të isha qytetare aktive. Detyra ime specifike për momentin është me e mbrojt Grykën e Deçanit nga hidrocentralet të cilat janë ndërtuar mbi kundërshtime duke e degraduar natyrën. Është obligim i secilit nga ne të mbrojmë atë çfarë kemi gjetur, ato pasuri natyrore për brezat e ardhshëm.” thotë Loshaj.

Loshaj po kontribon në dokumentimin e sakrificave të grave gjatë kohës së luftës

“Ky kontribut i imi ka të bëjë me çështjë personale. Nuk kam pas mundësi me bo paqe me atë çka ka ndodh sepse nuk është dokumentuar asgjë. Janë ndërtuar memoriale por nuk është e mjaftueshme. Kjo çështje duhet të jetë diskutim i vazhdueshëm. Memoriali nuk është ajo çka na shëron neve nga lufta, duhet të zhvillojmë aktivitete të tjera si dokumentimi i përvojave dhe sakrificave të grave nga periudha e luftës. Kjo për arsye që brezat e ardhshëm të njohin historinë e Kosovës. Nuk mund të njohim historinë nëse ajo është e mangët me disa deklarata, duhet të jetë histori gjithëpërfshirëse.” thotë Loshaj.

Sipas Loshaj gjitha lejet e hidrocentraleve janë të pezulluara nga Gjykata por ato operojnë ende

“Procesi i hidrocetrale për mometin është se të gjitha lejet e hidrocentraleve janë të pezulluara nga Gjykata por ato operojnë ende. Institucionet kanë dërguar ankesë kundër ankesës sonë. Lumbardhi i Deçanit ka evidencë dërmuese që mbetet pa ujë. I gjithë diversiteti në këtë lumë është zhdukur. Ne nuk jemi vetdijësuar ende që në të ardhmen aty nuk do të ketë fare lumë. Dikur ka pas peshqi, por tani nuk mund të mbijetojnë për shkak të hidrocentraleve dhe rrjedhjes së kufizuar të ujit. Çdo gjallesë nuk ka mundësi me mbijetu në atë lumë.” shton për fund Loshaj./oxygenpress.info