Detaje për ndeshjen Kosova-Malta

0
186

Dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të hapën të enjten në orën 18:00 për ndeshjen Kosova-Malta. Kështu njofton Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka publikuar edhe disa rregulla për ata që dëshirojnë të jenë në stadium të enjten.

Siç njofton FFK, asnjë person, duke përfshirë këtu edhe fëmijët, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit nëse nuk e posedojnë biletën.

Në dyert e stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, kështu, FFK ka bërë lutje për qytetarët që t’i lexojnë me kujdes rregullat dhe t’i respektojnë ato.

Rregullat e FFK-së:

  1. Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.
  2. Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
  3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
  4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
  5. Gjërat qe nuk lejohen në stadium janë si vijon:

–          Mjetet piroteknike

–          Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

–          Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

–          Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

–          Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

–          Ombrella

–          Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

–          Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.

–          Kamera profesionale dhe video kamera

–          Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

–          Materialet promovuese ose komerciale

–          Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

  1. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

Sipas FFK-së, qytetarët që nuk i përfillin rregullat mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Të enjten, me 11 tetor me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja Kosova-Malta, Liga e Kombeve e UEFA-s. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu