Dështon të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit ish Kryeministri R.H., në rastin Veteranët

0
197
????????????????????????????????????

Inspektori hetues i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Driton Thaçi, ishte i ftuari i radhës që u dëgjua sot në gjykimin ndaj të akuzuarve për shpërlarje parash, Shahadin dhe Sefer Hasani, raporton Drejtësia Sot.

Shahadin Hasani dhe djali i tij Sefer Hasani, po gjykohen në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës, nën dyshimin se me paratë e fituara nga shitblerja e narkotikëve kanë blerë dy banesa, një në Prizren dhe një në Prishtinë.

Në seancën e së hënës, inspektori hetues i ATK-së, para trupit gjykues të udhëhequr nga gjyqtarja Albina Shabani-Rama, ka dëshmuar për përpilimin e raportin informues mbi gjendjen e deklarimeve të të akuzuarve në këtë institucion.

Në fillim të deklarimit të tij, ai theksoi se prokurorja e rastit Habibe Salihi, kishte kërkuar nga ai që të bënte raport informues mbi gjendjen tatimore të biznesve të të akuzuarve, të cilin edhe e kishte përpiluar.

Gjatë elaborimit të këtij raporti, ai tha se është bazuar vetëm në të dhënat të cilat i kanë deklaruar bizneset, por jo edhe pagesat apo dalje tjera nga arkat e tyre të cilat nuk janë të identifikuara në ATK.

Sipas këtij raporti qarkullimi total i deklaruar për vitet 2011-2018 ka qenë rreth 850 mijë euro, ndërsa fitimi i paster vetëm afër 29 mijë euro.

Më tutje, Thaçi tha se ky raport është vetëm një përshkrim i shkurtër mbi gjendjen tatimore të të akuzuarve, por jo kontroll i detajuar ashtu siç është detyra e inspektorit hetues. Ai shtoi se kjo kishte ndodhur për shkak se prokurorja kishte kërkuar nga ai një përshkrim të gjendjes tatimore të biznesve për një periudhë të shpejtë kohore.

Në fund të seancës, trupi gjykues aprovoi propozimin e prokurorisë që ATK-ja të bëjë një hetim të ri më të detajuar lidhur me gjendjen tatimore të bizneseve të të akuzuarve dhe si rezultat i kësaj seanca e ardhshme është shtyrë për në afat të pacaktuar.