Dështon për të gjashtën herë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

0
43

Ka dështuar, për të gjashtën herë me radhë, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pro këtij projektligji kanë votuar 58 deputetë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kap vlerën e 385 milionë eurove dhe synon që përmes politikave fiskale dhe monetare t’i ndihmojë bizneset pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia.

Ky projektligj u miratua në Qeverinë e Kosovës më 22 korrik.