Dështon miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

0
81

Kuvendi i Kosovës edhe në herën e tretë nuk ka arritur që të kalojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare.

Mungesa e kuorumit bëri që këto marrëveshje të mos mund të miratohen.

Për projektligjet në fjalë, votuan vetëm 75 deputetë, përderisa për kalimin e tyre duhen 80 vota për.

Kuvendi i Kosovës edhe në herën e tretë nuk ka arritur që të kalojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare.Mungesa e kuorumit bëri që këto marrëveshje të mos mund të miratohen.

Për projektligjet në fjalë, votuan vetëm 75 deputetë, përderisa për kalimin e tyre duhen 80 vota për.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se këto marrëveshje do të shqyrtohen sërish në një tjetër seancë.Mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve kishte nxitur edhe reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.“Kuvendi i paaftë për të ratifikuar pako të ndihmave ndërkombëtare thua se ato janë çështje vetëm për zënka mes partive dhe jo pikëmbështetje thelbësore e rimëkëmbjes socio-ekonomike”, ishte shprehu Heldt.

Në këtë seancë parashihej votimi i pesë projektligjeve si më poshtë:

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./Kallxo.com