Deri në sa ditë, njerëzit e infektuar me Covid-19 mund të transmetojnë potencialisht virusin

0
271

Njerëzit e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave, sugjeron një studim i ri. Autorët e studimit të botuar nga revista mjekësore The Lancet Microbe thanë të enjten se gjetjet kanë nënvizuar nevojën për të identifikuar herët të infektuarit me koronavirus dhe rëndësinë e izolimit të rasteve.

Të kuptuarit se kur pacientët kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin është një bërë një rëndësi kritike për shëndetin publik në mënyrë që të kontrollohet më lehtë përhapja globale e Covid-19. “Ky është rishikimi i parë dhe meta-analiza e parë sistematike që ka shqyrtuar dhe krahasuar në mënyrë gjithëpërfshirëse ngarkesën virale për tre koronavirusë njerëzorë. Studimi sugjeron se pse SARS-CoV-2 [që shkakton sëmundjen Covid-19] përhapet në mënyrë më efikase sesa SARS-CoV dhe MERS-CoV dhe është më i vështirë për t’u kontrolluar,” tha autori kryesor i studimit Dr. Muge Cevik nga University of St Andrews në Skoci.

“Gjetjet tona janë në përputhje me studimet e gjurmimit të kontaktit, të cilat sugjerojnë se shumica e transmetimeve virale ndodhin shumë herë dhe veçanërisht brenda pesë ditëve të para pas shfaqjes së simptomave, duke treguar rëndësinë e vetë-izolimit menjëherë pas simptomave,” shtoi ai.

Studimi analizoi tre koronavirusë – SARS-CoV-2, MERS-CoV dhe SARS-CoV – dhe ngarkesat e tyre virale. Nga të tre, Covid-19 ka më shumë të ngjarë të jetë më tepër infektiv në pesë ditët e para të shfaqjes së simptomave. Studiuesit theksuan se analiza e tyre mori për bazë vetëm pacientët që shkuan në spital dhe nuk janë përfshirë personat me infeksion më të lehtë. Megjithatë, Dr. Antonia Ho nga MRC-University of Glasgow, u shpreh se personat me simptoma më të lehta mund ta luftojnë virusin shumë më shpejt.

Studiuesit paralajmëruan gjithashtu se edhe personat asimptomatikë mund të jenë po kaq infektues, por për një periudhë më të shkurtër.

Dr. Cevik tha: “Disa studime kanë zbuluar se individët me infeksion asimptomatik mund ta luftojnë virusin më shpejt, duke sugjeruar që ata pa simptoma mund të jenë po aq infektues sa ata me simptoma në fillim të infeksionit, por për një periudhë të shkurtër kohore.”

Burimet: Euronews, Healthline