Deri më 27 qershor nuk ka fluturime në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

0
308

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka reaguar, për shkak se trafiku ajror mbetet ende i ndaluar, si pasojë e pandemisë.

Derisa thuhet se ata janë të gatshëm t’i procesojnë të gjitha fluturimet sin ë ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitet e plota.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim për udhëtarë,

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.

Faleminderit!