“Derë e hapur”, filmi përfaqësues për “Oscars 2021”

0
124

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë për “Oscars 2021”. Lajmin e bën me dije vetë regjisori, përmes një postimi në “Facebook”.

“Falemnderit dhe urime të gjithëve” – ka shkruar ai për filmin që pati premierën botërore, në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

“Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina dhe Elma, me djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona, ndërsa ato zhvillohen mes Tiranës, Kërrabës, Përrenjasit dhe fshatit Lin, në Pogradec.

Ndërkohë, në rolet kryesore luajnë Jonida Vokshi dhe Luli Bitri. Producentë janë Eno Milkani, Besnik Krapi me “Circle Production”, Lupin Film dhe “Award Film & Video” (nga Maqedonia e Veriut).

Në prezantimin e filmit, në sinopsin e “Derë e hapur” është bërë ky prezantim: “Kur kthehet Elma shtatzënë në Shqipëri nga Italia, ajo dhe motra e saj, Rudina, u nisën për një udhëtim të gjatë me veturë për të takuar babanë e tyre të rreptë dhe tradicional, duke shpresuar, gjatë rrugës, për të gjetur një burrë që luante ‘burrin’ e Elmës”.

“Derë e hapur” vjen me profilin e një filmi intim, ku në qendër është njeriu i thjeshtë me plot ndjesi dhe komplekse brenda vetes” – ka theksuar regjisori më herët, në përfundim të xhirimeve. Rolet në filmin “Derë e hapur” i janë besuar aktorëve të njohur për publikun, por shfaqet dhe një djalosh 5-vjeçar.

Ngjarjet në film

Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen sa në Tiranë, Krrabë, Përrenjas dhe Lin. Në qendër janë tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djali 5-vjeçar i Rudinës.

Personazhet e tjera janë episodike, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore. Zhanri i filmit i përket asaj që quhet road-movie, pra filmi zhvillohet në rrugëtim dhe hera-herës, skenat zhvillohen në “kutinë” e veturës së personazhit kryesor.

Një hapësirë e limituar nga ana vizuale, por dramatike për dy heroinat e filmit, “Derë e hapur” tregon historinë e rrugëtimit të dy motrave, duke shkuar te babai në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël, kthehet shtatzënë dhe e pamartuar, nga Italia. Motra madhe e pret në port dhe të dyja, nisin rrugën për në fshat, pa ditur sesi do ballafaqohen me të atin. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis motrave, në një moment ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë, derisa ia dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat./konica.al