Deputeti i Kuvendit kërkon të ndalohet puna për mjekët në spitale private

0
71

Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka rrezikuar të dal kundër kolegëve të tij duke kërkuar që të ndalohet puna e mjekëve në institucione publike dhe private.

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku Avdyli është anëtar, ai ka propozuar dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga deputetët tjerë si dhe nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, që të implementohet kjo ide pasi sipas tij nuk mund të ketë reforma.