Deputetët miratojnë projektligjin e kundërshtuar për Brexit

0
71

Deputetët britanikë dhanë dje në mbrëmje miratimin e tyre fillestar për projektligjin e kundërshtuar të qeverisë së Boris Johnson duke mundësuar rishikimin e tij, në shkelje me të drejtë ndërkombëtare, mbi disa dispozita të marrëveshjes së Brexit, nënshkruar vitin e kaluar.

Teksti, i kontestuar edhe brenda shumicës konservatore, u miratua me 340 vota pro dhe 263 kundër.

Procesi parlamentar i miratimit të tij do të vazhdojë, veçanërisht me shqyrtimin javën e ardhshme të një ndryshimi që do të vendoste një bllokim parlamentar përpara çdo ndryshimi në lidhje me marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.