Dëmtohet puna artistike e Eliza Hoxhës

0
110

Ka pak kohë që pranë Biblotekës Kombëtarë është vendosur  një punim artistik i artistes, Eliza Hoxhës. Ajo kishte thënë se  instalacioni,  paraqet antenat satelitore të cilat janë pjesë e Bienales së Venecias me emrin e Muslim Mulliqit, e organizuar nga Galeria Kombetare e Kosovës.

Kjo vepër artisitike si duket i kishte penguar dikujt. Dje pasdite  kjo vepër ishte dëmtuar nga një qytetar, njofton OxygenPress.

Pas këtij veprimi, Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar duke e dënuar këtë akt.

“Kisha pas shumë qejf me hy ne kokën e personit që e ka bo këtë akt, veç me mujt me kuptu logjikën dhe knaqësinë që mundet me ja dhanë një gjest i tillë…. Fort bre koka munduuuuu …. Fort… Garant orgazëm ka përjetu … Sa gjynah!” ka shkruar ajo.

Sipas Eliza Hoxhës, vepra është e vendosur  në hapësirë publike për ta afruar artin te komuniteti.

Ndaj kësaj vepre, ka reaguar edhe Galeria Kombëtare e Kosovës, ku kishte  apeluar që të ndalen veprime të tilla.

“Në synimet e GKK që të zgjerojë audiencën dhe ta sjellë artin tek qytetari, duke pasur për qëllim që ta ngritë nivelin e perceptimit publik ndaj artit dhe kulturës, patëm kënaqësinë që në kuadër të bienales “Muslim Mulliqi 2018” ta kemi instalacionin “Plisi Informativ” të artistes Eliza Hoxha. Dje pasdite ky instalacion u gjet në këtë gjendje. Apelojmë te qytetarët të parandalojnë incidente të tilla të cilat e shëmtojnë qytetin dhe shkatërrojnë vlerat kulturore të Kosovës”, thuhet në reagimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Sipas Eliza Hoxhës, vepra ishte  e vendosur  në hapësirë publike për ta afruar artin te komuniteti.

Image may contain: 1 person, outdoor and nature

No automatic alt text available.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu