Dembele lë Tottenhamin, mësoni se për kë do të luaj tani

0
48

Mousa Dembele tani është pjesë e Super Ligës së Kinës, pasi ka nënshkruar me skuadrën e “Guangzhou R&F”.

Klubi kinez i ka paguar “Tottenhamit” 11 milionë paund për ta transferuar 31-vjeçarin, me të cilin ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë.

Dembele ishte pjesë e “Spurs” që nga viti 2012 kur ishte transferuar nga “Fulham”, por lëndimet e shumta në vitin e fundit ia kanë pamundësuar atij të luante rregullisht me skuadrën e Mauricio Pocchetinos./ATSH/OxygenPress.info