Dembele, gjithmonë i paparashikueshëm

0
67

Ousmane Dembele më tepër se për atë që tregon në fushën e lojës, bie në sy për sjelljet jashtë saj dhe vazhdimisht është në qendër të vëmendjes.

Siç raporton Radio Marca, sulmuesi i jep një rrogë mujore 15.000 euro shokut të ngushtë Moustapha Diatta.

Dhe çfarë duhet të bëjë ai për këtë shumë? Të luajë Play Station me Dembelen dhe ta mbajë afër.

Por, Diatta nuk është i vetmi, pasi thuhet se Dembele paguan edhe një mik tjetër për shërbime të njëjta.

Dembele dhe Diatta njihen që të vegjël dhe Diatta e ka shoqëruar kampionin e botës edhe kur ai ishte te Borussia Dortmund.

Dembele pak ditë më parë iu nënshtrua një “regjimi” të rreptë nga Barcelona, duke e monitoruar çdo moment për shkak të jetës së natës që e bën./OxygenPress.info