Deliu për ftografinë e publikuar nga Flora Brovina: Kujt i konvenoi?

0
181

Shkrimtari Azem Deliu, librat e të cilit tashmë janë të njohura gjithandej ka folur për publikimin e fotografisë nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendonte se po shfaqte dhunimet që serbët i kanë bërë në Kosovë, fotografi që dyshohet të jetë e montuar.

Deliu në emisionin Oxygen tha se ajo mund ta ketë bërë me prirje patriotike, por që sipas tij, patriotizmi din me dal budallakë shumë shpesh, prandaj nuk mjafton qëllimi.

“Unë du me besu që Brovina ka pasur qëllim të mirë, por nuk mjafton qëllimi. Unë e pash që e kishte nxjerr edhe në vititn 2012. Nuk me pëlqejnë shpjegimet konspirative, sidomos për politik, por një filozof grek kur shkon në ngjarjen e krimit, e bën pyetjen e famshme: Kujt i konvenoi?”, thotë ai.