Dekretohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomi

0
51

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e jashtëzakonshme të së premtës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e presidencës, njofton Klan Kosova

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Artan Murati, këshilltar i Ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Po është dekretuar dje nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, deklaroi Murati.

Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Kujtojmë se ky projektligj është zvarritur tash e sa kohë pasi i njëjti kundërshtohej nga partitë opozitare, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat kishin deklaruar se i njëjti nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj u miratua në lexim të parë më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, me 64 vota pro.