Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për pjesmarrje në organizatat terroriste në Siri

0
92
Syrian flag flutters at a military check point in al-Khalidiya area, in the government-controlled part of Homs, Syria, September 18, 2018. In the al-Khalidiya district of Homs, retaken by the government in 2013, after heavy army bombardment and air strikes, the slow nature of recovery is clear. Much of the neighbourhood is a ghost town, uninhabited and closed by the army. REUTERS/Marko Djurica SEARCH "SYRIA LIFE" FOR THIS STORY. SEARCH "WIDER IMAGE" FOR ALL STORIES.

Më 22 shtator pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish- deputetit M.Z., dhe dy të akuzuarit tjerë I.K., dhe E.K., të akuzuar për dallavere me viza të punës në Gjermani, raporton Drejtësia Sot.

Lajmin për Drejtësia Sot, e ka konfirmuar stafi mbështetës i gjyqtarit të rastit Vesel Ismaili. Të cilët theksuan se ky rast është paraparë që të mbahet me datën e lartcekur.

Kujtojmë se ky rast ka qenë i shtyrë në afat të pacaktuar me kërkesë të akuzuarit I.K., i cili në seancën e 19 shkurtit 2020, kishte kërkuar nga trupi gjykues që shqyrtim të shtyhet në afat të pacaktuar për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila përfaqësohet nga prokurori Atdhe Dema, të akuzuarit M.Z., dhe I.K., nga viti 2016 e deri në mars të 2017, me qëlllim të fitimit të kundërligjshëm pasuror kanë regjistruar biznesin “I.K & M.Z”, si agjencion punësimi.

Ata kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, përmes emisionit “Pa Rrotlla”, duke i mashtruar 900 aplikues për viza pune. Të akuzuarit si bashkëpronar të biznesit, me dashje direkte i janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, në shumë të përgjithshme prej rreth 59,981.85 euro.
Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari M.Z., me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të përfituara nga mashtrimi me viza pune, dhe shmangies nga tatimi ka bërë 11 transaksione në shumë të përgjithshme prej 153.901.00 euro në llogarinë e kompanisë “ENK & CO”, pronë e E.K.

Ndryshe, ky rast është duke u gjykuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga trupi gjykues në përbërje prej kryetarit Vesel Ismaili me anëtarët Nushe Kuka- Mekaj dhe Naime Krasniqi./DrejtesiaSot