Deklarohen të pafajshëm Ferid Agani dhe Gani Shabani, të akuzuar për korrupsion në rastin “Stenta”

0
51

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur seancën e rigjykimit ndaj të akuzuarve Ferid Agani dhe Gani Shabani, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta”, raporton Drejtësia Sot.

Me të filluar seanca, prokuroria e rastit Florie Shamolli, ka lexuar aktakuzën e ndryshuar sa i përket gjendjes faktike, përkatësisht me datë 18 Prill 2019.

Pas leximit të akuzës të pandehurit Ferid Agani dhe Gani Shabani, sërish janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me veprën penale që ju vihet në barrë.

Sa i përket fjalës hyrëse, prokuroria speciale Florie Shamolli ka qëndruar prapa fjalës hyrëse të dhënë në ciklin e parë të gjykimit, gjegjësisht me datë 11 Qershor 2018.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Ferid Agani, avokati Adem Vokshi, në fjalën e tij hyrëse, ka elaboruar sygjerimet e Gjykatës së Apelit e cila kishte kthyer këtë çështje në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas avokatit Vokshi, prokuroria duhet të sqaroj pretendimin e saj ndër të tjera mënyrën e kryerjës së veprës penale dhe po ashtu prentedimin mbi palën e dëmtuar dhe dëmin e shkaktuar nga i pandehuri Ferid Agani.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Gani Shabani, avokati Skender Musa, në fjalën e tij hyrëse deklaroi se aktakuza për këtë rast është tërësisht e kundërligjshme po ashtu nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar kryerjen e veprës penale sipas aktakuzës.

Në fjalën e tij hyrëse, avokati Musa, ka elaboruar provat e prokurorisë speciale, duke konluduar se fare nuk është kryer vepër penale nga klienti i tij Gani Shabani.

Pas dhënies së fjalës hyrëse, shqyrtimi vazhdoi me procedurën e administrimit të provave të prokurorisë speciale.

Lidhur me dëshmitarët, prokurorja Shamolli, propozoi që vetëm të lexohen deklaratat e dëshmitarëve që janë dëgjuar në ciklin e parë të gjykimit.

Meqenëse mbrojtësit dhe të akuzuarit u pajtuan që të lexohen deklarata e dëshmitarëve, gjyqtari i çështjes Kujtim Krasniqi, i konsideroi të lexuara deklaratat e dëshmitarëve: B. C., E. M., M. R., T. B., I. H., B. J., H. F., S. M., N. G., B. F., dhe A. L.

Gjatë fazës së propozimit të dëshmitarëve, avokati Adem Vokshi, propozoi të dëgjohen eskpertët Milaim Aliu dhe Bali Morina, sipas të cilit, të njetiti do të spjegojnë procedurën e prokurorimit.

Po ashtu edhe i akuzuari Agani, i propozoi gjykatës që të dëgjohet edhe përfaqësues i palës së dëmtuar, përkatësisht nga Avokatura Shtetërore, në lidhje me pretedimin e tyre mbi dëmin.

Ndërsa avokati Skender Musa, propozoi që të dëgjohet ish -dretori i shërbimeve shëndetësore, C. Xh., me arysetimin se i njejti ka qenë person kyç në Ministrinë e Shëndetësisë, që ka trajtuar rastet e subvencionuara për trajtim në spiatalet private.

Në lidhje me propozimet për dëshmitar, gjykata aprovoi propozimet e njejta. Ndërsa sa i përket përfaqësueses së palës së dëmtuar, gjyqtari Krasniqi, tha se do vendos në vijim të porcedurës nëse e sheh të nevojshme pas sigurimit të ekspertizës financiare të rekomanduar nga Gjykata e Apelit.

Meqenëse për gjykimin e sotëm nuk ishin të pranishëm për tu dëgjuar dëshmitarët e propozuar, gjykata ndërpreu seancën dhe atë të radhës e caktoi më 6 Maj 2021, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore prej 1 janarit 2011 deri më 31 dhjetor 2015, të akuzuarit Agani dhe Shabani, duke vepruar në bashkëkryerje me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me të akuzuarit tjerë në këtë rast, Ali Hocaoglu dhe Borche Petrovski dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik kanë keqpërdorur pozitën e tyre.

Një gjë të tillë, sipas prokurorisë, i akuzuari Shabani në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në MSH, kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore që nuk ofroheshin në institucione publike.

Këto marrëveshje ai pretendohet se i kishte nënshkruar me spitalet private International Medicine Hospital (IMH) dhe Intermed EDA, pa e shpallur tenderin për sigurimin e këtyre shërbimeve.

Ndërsa, vazhdon aktakuza, i akuzuari Agani në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, pretendohet se nuk kishte penguar nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve edhe pse kishin qenë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik., mirëpo, i njëjti kishte ndikuar te i akuzuari Shabani që të bëhej nënshkrimi i tyre dhe pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve kishin vazhduar keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre, ku me dashje dhe dijeni nuk kishin marrë veprime të nevojshme për të furnizuar me materiale kardiologjinë invazive në QKUK, por përkundrazi, në bashkëpunim me Hocaoglun dhe Petrovskin, u kishin paguar spitaleve private IMH dhe Intermed EDA shumën prej 4,555,553.00 euro.

Më ketë, sipas aktakuzës, Agani dhe Shabani kishin kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, me çka kishin dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 4,555,553.00 euro.