Deklarata e ambasadorit gjerman për gjenocidin në Kosovë e “çon” në këmbë Serbinë

0
628

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se deklarata e Thomas Schieb nuk i shkonte për shtati ambasadorit gjerman dhe siç pretendon ai “bombardimi i Serbisë ishte një krim në 1941 dhe 1999”.

Vulin tha se më 6 prill, ditën kur siç tha ai “Gjermania vrau mijëra beogradas në Luftën e Dytë Botërore, Schieb do të duhej të vizitonte varrezat dhe të vendoste kurora, për të mos justifikuar bombardimin e prillit 1999 në Serbi”, raporton portali serb “Kosovo Online”.

“Një arrogancë e tillë i përshtatet komandantit gjerman të okupimit të Serbisë, por jo ambasadorit gjerman në Serbi,” tha Vulin, sipas Lëvizjes Socialiste në Serbi.

Deklarata e diplomatit gjerman në Beograd , Thomas Schieb se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se ishte i nevojshëm një reagim i tillë për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë ngjalli reagime të shumta në Serbi.

Një reagim e bëri edhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq,njëherësh ministër i Inovacionit në Serbi i cili tha se Schieb duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë.