Dëgjojeni këngën zyrtare të Kupës së Botës 2018, ku këndon edhe Era Istrefi

Është publikuar himni zyrtar i Kupës së Botës 2018.

Artistët me famë botërore Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtarja shqiptare Era Istresi janë interpretuesit e këngës e Kupës së Botës “Live it up”, që u prezantua të premten në platforma të ndryshme.

Të tre këngëtarët do të performojnë në finalen e Kupës së Botës në Moskë, më 15 korrik, siç njoftoi “Sony Music”. “Live It Up” është prodhuar nga DJ Diplo.

https://www.youtube.com/watch?v=kFMZUxX6K6o