Dëgjohet një dëshmitare në gjykimin e dy të akuzuarve për shpërlarje të parave

0
61

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për shpërlarje parash, Shahadin dhe Sefer Hasani.

Në seancën e sotme të udhëhequr nga gjyqtarja Albina Shabani-Rama, është proceduar me dëgjimin e dëshmitares me inicialetF.H.

Me të filluar shqyrtimi i sotëm, gjyqtarja njoftoi se F.H. ështëftuar të dëgjohet si dëshmitare në këtë çështje penale sepse ishtee nevojshme që të mirrej deklarimi i saj rreth një prove, e cila iuështë bashkangjitur dokumentacionit për hartimin e ekspertizësfinanciare.

Më saktësisht, në këtë seancë dëshmitarja është deklaruar rrethdisa parave të cilat ia ka dhënë si dhuratë tani të akuzuarit SeferHasani.

Në deklarimin e saj, dëshmitarja tregoi se për një kohë të gjatëkanë jetuar jashtë vendit dhe pas vdekjes së bashkëshorit, pensionin e tij ia kishte dhënë si dhuratë të akuzuarit SeferHasani. Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Habibe Salihi, ajo tha se për shkak të moshës së shtyrë nuk i kujtohet koha e saktë se kur i ka dorëzuar këto mjete tek Sefer Hasani.

Pas dëgjimin të dëshmitares, gjyqtarja Shabani-Rama vendosi që shqyrtimin gjyqësor ta shtyjë në kohë të pacaktuar deri në hartimin e ekspertizës financiare nga ana e ekspertëve.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës poakuzon babë e bir se me pasurinë e krijuar nga shitja e substancave narkotike kanë blerë paluajtshmëri në Prizren dhePrishtinë, me qëllim të fshehjes së prejardhjës së këtyre tëhollave. Aktakuza sqaron se Shahadin Hasani, me paratë që i kafituar nga aktiviteti kriminal, me qëllim që të njejtat t’i paraqessi pasuri e ligjshme, më datë 11.02.2015, ka blerë banesë nëPrizren në vlerë rreth 60 mijë euro.

Ndërsa, i pandehuri Sefer Hasani, brenda kësaj periudhe kohoreka blerë banesë në Prishtinë, në vlerë rreth 45 mijë euro dhekompenzim një veturë me vlerë prej 20 mijë eurosh.

Prokuroria pretendon që këto banesa janë blerë me paratë qëjanë fituar me vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dheshitja e paautorizuar e narkotikëve, subastamcave psikotrope dheanaloge”./DrejtesiaSot