Dëgjohet nënkryetari i komunës së Klinës në gjykimin e kryetarit Zenun Elezaj

0
72

Sot në Gjykatën e Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka filluar gjykimi ndaj kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj, raporton Drejtësia Sot.
Elezaj, po akuzohet nga Prokuroria e Pejës, për veprën penale konflikt interesi më saktësisht për punësimin e vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Kështu shqyrtimi gjyqësor filloi me leximin e aktakuzës nga ana e prokurores Valbona Disha-Haxhosaj, ndërsa i akuzuari Zenun Elezaj, mohoi edhe një here fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Pas këtij momentin është dhënë fjala hyrëse nga ana e palëve në procedurë, prokurorja Haxhosaj, në fjalën e saj hyrëse deklaroi se pas dëgjimit të dëshmitarëve, të pandehurit dhe pas administrimit të provave do të vërtetohet fajësia e të pandehurit Elezaj.

Por ndryshe nga prokurorja deklaroi mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Kujtim Kërveshi, i cili shtoi se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve gjykata do ta liroi të mbrojturin tim nga kjo aktakuzë për shkak se nuk kemi të bëjmë me konflikt interesi dhe se rrethanat kohore do të sqarojnë një gjë të tillë.
Më pas shqyrtimi është vazhduar më dëgjimin e dëshmitarit B.H, i cili mban pozitën e nënkryetarit në komunën e Klinës.

Gjatë deklarimit të tij dëshmitari ka sqaruar se konkurset hapen gjithmonë me kërkesë të drejtorive ndërsa lidhur me rastin konkret kërkesa ka ardhur nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pas është hapur konkursi.

Tutje dëshmitari B.H, ka shtuar se zakonisht formohen dy komisione njëri para hapjes së konkursit lidhur me zhvillimin e procedurave për lidhjen e marrëdhënies së punë të cilin vendim në rastin konkret e ka nënshkruar vet kryetari Elezaj ndërsa vendimin e raportit final të rekrutimit e ka nënshkruar vet në emër të kryetarit pa autorizimin e tij.

Pos kësaj dëshmitari B.H, shtoi se edhe kontratën me afat të pacaktuar për lidhjen e marrëdhënies së punë e cila ishte në emër të vajzës së kryetarit e ka nënshkruar vet pa pasur autorizimin e kryetarit.
Më dëgjimin e dëshmitarit përfundoi edhe seanca e shqyrtimit të sotëm ndërsa kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja, Violeta Husaj-Rugova, konstatoi se seanca e radhës do të mbahet me datën 09.10.2020./DrejtesiSot