Dëgjohen tre dëshmitarë në gjykimin ndaj të akuzuarit për fajde

0
64

Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka filluar gjykimi ndaj IsakSmakollit, i cili nga ana e Prokurorisë po akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja”, raporton Drejtësia Sot.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Smakolli, i kishte huazuar F.B., tani në cilësinë e të dëmtuarit, shumën prej 10 mijë eurosh, ndërsa për të njëjtën përmes fajdesë kishte pranuar vlerën prej 55 mijë eurosh.

Gjykimi ka filluar me dhënien e fjalës hyrëse të palëve, ku fillimisht prokurori i rastit, Ismet Ujkani, ka deklaruar se në bazëtë provave që do të administrohen dhe pas dëgjimit tëdëshmitarëve, do të vërtetohet fajësia e të pandehurit për veprën penale që i vihet në barrë.

Ndërsa, pala e dëmtuar, F.B., theksoi se të gjitha të dhënat i ka dorëzuar në prokurori dhe me këto fakte do të vërtetohet se pretendimet e tij janë të sakta.

Ndryshe nga këta të dy, avokati mbrojtës i të pandehurit Smakolli, Mahmut Halimi, para trupit gjykues të udhëhequr nga gjyqtari Avni Mehmeti, tha se i mbrojturi i tij nuk ka kryer asnjëveprim inkriminues dhe se e F.B., e ka bërë këtë skenar vetëm për t’i ikur obligimit që ka pasur ndaj klientit të tij.

Më pas, gjykimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve tëpropozuar nga ana e prokurorisë, ku fillimisht, në këtë cilësi është deklaruar edhe vetë pala e dëmtuar, F.B., i cili ka dhënëdetaje prej momentit të parë kur është njohur me të pandehurin deri në momentin ku për 10 mijë eurot e marra, si hua, i ështëdashur t’i kthej 55 mijë euro.

Pas tij, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar R.B, familjar i tëdëmtuarit, i cili deklarimit të tij, ka dhënë detaje lidhur me takimet e kohëpaskohshme që kanë pasur i dëmtuari me tëpandehurin.

Dhe në fund ishte planifikuar edhe dëgjimi i dëshmitarit tjetër F.B., që para trupit gjykues deklaroi lidhur me gjendjen ekonomike në periudhën 2013-2015, në të cilën edhe biznesi i palës së dëmtuar ka pasur probleme financiare, dhe se i kujtohet që i njëjti është takuar dhe ka marrë hua nga i pandehuri Smakolli.

Pas përfundimit të deklaratave të dëshmitarëve, të propozuar nga ana e prokurorisë, gjyqtari Mehmeti, i njoftoi palët që seanca gjyqësore do të vazhdojë më datë 15 tetor 2020, nga ora 10:00./DrejtesiaSot