Dasmë shqiptare në kryeqytet të Japonisë

0
50

Ditëve të fundit një çift kanë organizuar një dasmë shqiptare në Tokyo të Japonisë.

Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia, me një ceromini të veçantë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, në kryeqytetin e Japonisë.

Në hotelin ku është mbajtur ceremonia e dasmës është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as vallja dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi mjaft të veçanta të cilat përcjellin atmosferën që ka mbizotëruar gjatë kësaj dasme.

Fotografia më e veçantë e dasmës është kur të gjithë dasmorët që qëndrojnë prapa çiftit bashkojnë duart për të krijuar simbolin shqiptarë, shqiponjën./Komb/OxygenPress.info