Dashuria për atdhe nuk njeh as kufij, as pandemi

0
111

Nga Hava Kurti Krasniqi

Në mbledhjen e fundit në një projekt të Departmentit për shëndetin, në Zyrih, u shpreha e pakënaqur mbi masat e pandemisë dhe udhëtimet në vendet e rrezikuara. Në fund të fundit askujt nuk mund ti mohohet e drejta për të qenë bashkë me familje në një situatë të tillë, krejt të paparashikuar. Mendova për ata qindra emigrantë, të larguar për një arsye apo për një tjetër nga familja.

Teksa mendoja njëra nga moderatoret me kombësi italiane, mu drejtua duke treguar udhëtimin e vështirë që kishte përjetuar vëllai i saj, vetëm e vetëm që të shihte pranë familjes në ditë të tilla të vështira.

Kureshtare se përse ky djalë kishte udhëtuar në gjysmën e botës për tu bashkuar më familjen, mora kontaktin me të dhe vendosa ta intervistoja. Në mendje kisha vetëm një mendim: Të gjithë ne qe jemi larg vendlindjes kemi një mall të madh, që në situata të tilla si ajo e Maksit bëhet me evident.

Maximiliano (Max) është një i ri italian, i cili jeton në Kenia, në Afrikë. Ai atje është i angazhuar në shumë projekte. Në Mars të vitit 2020, Max dëshiron të kthehet në Atdhe, në Itali, te familja e tij. Rastet e para të koronës ishin prezente edhe në Kenia, por raste të vogla. Pra për një pandemi nuk bëhej akoma fjalë në Kenia, por në Italinë veriore, ku jeton familja e tij, kishte pandemi. Afër Paduas, një komunë e tërë ishte karantinuar. Max kishte rezervuar biletën një javë më parë, dhe udhëtimi ishte më 12 mars. Destinacioni i udhëtimit ishte nga Mailindi për Nairobi, dhe mandej me një tjetër aeroplan nga Nairobi për në Romë. Në kushte normale ky udhëtim zgjatë shtat orë e gjysmë. Kur arrin në Nairobi, ai merr një lajmërim nga asgjësia e udhëtimit: nuk lejohet udhëtimi për në Romë, kufiri italian është mbyllur. Si mundësi e dytë shihej Amsterdami, edhe pse është shumë larg nga caku i udhëtimit. Një fluturim në drejtim të Mailand, Venedik, Bergamo apo Bologna, do të ishte më i mirëseardhur për Maxin. Por të gjitha pikat kufitare ishin mbyllur nga korona. Prandaj Max zgjedh drejtimin e udhëtimit për në Frankfurt, kah Amsterdami. Prej Frankfurt do të vazhdojë udhëtimin për në Innsbruck. Kur zbret në Amsterdam, ai sheh ca persona me maska mbrojtëse. Në Frankfurt i bie në sy edhe një familje me maska. Virusi ishte një fakt por nuk e kuptonin të gjithë njësoj.

Vlen për tu theksuar: gjatë udhëtimit të tij nga Afrika, vetëm në Kenia, Maxit i ishte matur temperatura e trupit, dhe të gjithë punëtorët e aeroportit kishin qenë të veshur përshtatshëm me rroba mbrojtëse, bile edhe me çizme, sipas rregullores së pandemisë. Kur arrin në Innsbruck, ishte ora 13:30,kishte bërë dy ditë udhëtim. Edhe këtu të paktë ishin ata me maska mbrojtëse. Derisa Max ishte në udhëtim, qeveria austriake kishte marr vendimin për mbylljen e kufirit me Italinë. As bagazhi i tij nuk kishte arritur. Në sportel ishte informuar se bagazhi ishte akoma në Amsterdam. Edhe këtu nuk po bartnin nënpunësit maskat mbrojtëse. Pas shumë shpjegimeve të dhëna, Max e kuptoi se bagazhi i tij në Innsbruck mund të arrijë në ora 22:30 . Shum vonë, çdo minutë duhej të llogaritej. Zonat e ndalesave veç po shtoheshin. Të arrish në Itali nuk është edhe aq e lehtë. Së bashku me vëllain dhe motrën që i telefononin pa ndalim, po kërkonin së bashku një zgjidhje. Një makinë për të huazuar, për udhëtim 150 km, ishte shtrenjtuar jashtë mase, 700 euro, në vend të 20-50 euro , qe ishte më shumë se çmimi i biletës nga Afrika në Itali. Për të pyetur një shofer kamioni, a mund ta merrte për udhëtim, as kjo nuk vinte në shprehje , sepse asnjë lloj makine nuk lejohej në kufi. Nuk kishte asnjë shërbim taksie. Frika dhe shqetësimi i pandemisë po ndihej shumë e më shumë. Më vonë u gjet një zgjidhje. Bagazhin do të shkonte në Cyrih, ku jeton motra. Vëllai bisedon me një mik anglez për mundësin e sjelljes së Maxit deri në zonën kufitare. Ai pranon sepse e kupton gjendjen seriozisht. Miku anglez e merr Maxin në aeroport. Ai udhëton deri në kufirin e Brener, më tutje nuk i lejohet. Max tani është i informuar se treni i fundit prej Brenner për Bozen niset në ora 18:00. Pas këtij treni nuk kishte tren tjetër deri ditën e nesërme. Brenner ishte mbuluar nga bora. Max ishte i veshur me rroba verore dhe me sandale. Ai kishte filluar udhëtimin nga Mailindi, dhe rrobat e dimrit kishin mbetur në bagazhin që ishte duke udhëtuar nëpër Europë. Ai kalon kufirin në këmbë, nëpër borë, me sandale. Ai rënqethet nga të ftohtit, kishte të ftohtë, shumë. Kur arriti në stacionin e trenit u habit kur pa se i vetmi vend i hapur ishin ËC e stacionit. Aty shkonin njerëzit dhe ngroheshin, aty shkoi edhe vet derisa erdhi treni. Para nuk kishte më. Bankomatet nuk funksiononin. Çdo gjë ishte mbyllur nga pandemia. Me në fund treni u nis, edhe pse nuk kishte pasagjer deri në Bozen. Prej Bozen vazhdon udhëtimi i tij deri në stacionin e fundit në Roverto, ku do ta priste i vëllai. Por kur arriti në Roverto i vëllai nuk ishte akoma aty. Policia e kishte ndaluar për shkak të kufizimit të masave të qarkullimit jashtë komunës së banimit. Por edhe Max ishte ndaluar nga karabinierët. Ata donin të dinin se nga cili vend po vinte. Dhe kur Max u tregoi se po vinte nga Kenia, karabinierët me frikë ikën ca hapa tutje. Max i zhgënjyer nga reagimi i tyre, u tha atyre: “Unë udhëtova 32 orë, nga vera në dimër, nga një vend me pak raste pandemie në një vend të karantinuar. Unë nuk u solla Covidin. Unë jam këtu, dhe mund të infektohem”.

Më në fund ishte i lirë, e takoi edhe të vëllanë. U bashkua me familjen , me njerëzit e tij të dashur. Tri ditë më vonë kishte arritur bagazhi i tij në Cyrih. Dy valixhe me rroba e tij, dhe me fruta afrikane me të cilat ishin kalbur. Max kishte menduar ti gëzonte familjarët me ato fruta. Megjithë të gjitha sfidat dhe zhgënjimet, Max kaloi një kohë të mirë në atdheun e tij, ku jetojnë ca miq e familjarë të tij, por jo të gjithë. Duke e falënderuar Max që ndau me ne këtë ngjarje, dua ti them se ndonjëherë që policët na keqkuptojnë në vendet tona, por Italia mbetet vend i dashurisë, dhe ti një hero i saj.

Dhe sa herë që të kujtoj këtë udhëtim do të jem duke kënduar me ty, nga larg: Libertà ….. Ma nasce un sole nella notte e nel cuore dei deboli E dal silenzio l’amore rinascerà Libertà …..