“Dashuria i pushton të gjitha!”

0
96

Nga Kimete Berisha

Dashuria i pushton të gjitha!

Mos më zhgënje, Memli Krasniqi.

– Ti nuk je tut prej Komandantit që nga Drenica me kallash në krah ju vinte në Kuvend dhe ju tregonte Juve deputetëve të PDK-së se si duhet të votoni;
– Ti nuk je tut prej Kryetarëve t’u që sot janë në Hagë, dhe derisa të merret vesh se Ti e ke babën hoxhë, e Ata janë të pafajshëm, ty ish dasht mos me t’marrë gjumi natën.
– Ti nuk i tutesh LDK-së që qe 21 vjet e ka akuzuar SHIK-un për likuidimin e aktivistëve të saj;
– Dhe nuk i tutesh as Zotit, por i tutesh Albin Kurtit!
Se Zoti nuk i do ata që shpifin.
– Ti shpif se Albin Kurti është diktator.
Por, diktatorit i tutesh e Albinit si ‘diktator’ nuk i tutesh.
Çfarë logjike ka kjo! l Ti ish dashur ti tutesh diktatorit!
– Tregoju fëmijëve se diktator është Ai që:
1. Kontrollon të gjitha mediat
(që do të thotë Ju i kontrolloni mediat dhe i keni paguar dhe i paguani me paret e qeverisë.
Drejtorat e RTK janë emëruar nga Kadri Veseli);
2. Diktatori dhe njerëzit e tij censurojnë dhe shkatërrojnë opozitën:
(Albin Kurti nuk e ka shkatërruar vetveten, që do të thotë Ju censuroni dhe Ju pa pushuar bëni propagandë gebelsiane kundër opozitës);
3. Diktatori ka pushtet absolut dhe pushtetin e merr me forcë, me vrasje masive dhe me krime.
4. Diktatorshipi është vendi që udhëhiqet nga një diktator dhe nga klika e tij.
Si bën që Albin Kurti qenka ‘diktator ‘ pa pushtet!
Kë po kujton se e mashtron kur po e quan diktator një njeri që nuk i tutesh!
Diktatori:
– pezullon zgjedhjet dhe suspendon liritë qytetare (përveç ty që të ka lejuar ‘diktatori’ ta quash ‘diktatorin’-diktator);
– shpall gjendjen e jashtëzakonshme;
– shtyp kundërshtarët politikë;
– udhëheq me dekret dhe nuk e përfill Ligjin!
Ku është ai diktator dhe ajo diktaturë, që unë nuk po e shoh!
Nëse nuk është shpifje, ky është halucinacion visual
(sepse ju shihni diçka që Ne nuk po e shohim).
Kulti i personalitetit po, ‘Love Conquers All’, fakt, ama Albin Kurtin e duan dhe e respektojnë prej qejfi e jo prej zori.
Albin Kurti nuk po e përndjek popullin
me kamzhik ‘hajdeni mbas meje’.
– Pastaj, diktaturat janë shtete njëpartiake…etj.
Kur e merr përsipër për ta mashtruar popullin, koncentrohu, se për të qenë manipulant, duhet të jesh maestro, super inteligjent.
– Mos u tut, se Kosovës i nevojitet kohë për t’u shëruar.
Për t’u çliruar Institucionet e Kosovës nga paramilitarët e PDK-LDK nevojiten së paku edhe 20-të vjet.
Kështu që, fitorja do të jetë e Albin Kurtit, kurse të gjitha Institucionet ende do të jenë Tuajat (prej Gjykatës Kushtetuese e deri te Stacioni i Trenit).

P.S. Ka thënë baba, oj nanë qitja tymin….