“Darka e Lamës” në kohë pandemie

0
379

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, shtroi sonte “Darkën e Lamës”, ku të pranishëm ishin krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Marrë parasysh rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, dhe në harmoni me respektimin e masave të përcaktuara nga organet kompetente shëndetësore, numri i të ftuarve dhe i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar.

Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.