Dardanët u rikthehen stërvitjeve

0
73

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, pas fitores në miqësoren e mbrëmshme kundër Lituanisë (4:0).

Në stërvitjen e mbajtur në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali morën pjesë11 futbollistë; ata që nuk luajtën në miqësore dhe ata që kishin minutazhë më të vogël, derisa pjesa tjetër e futbollistëve që ishin më të angazhuar në lojë në duelin me lituanët kanë bërë rigjenerim në hotel.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes dha instruksionet e tij për lojtarët në aspektin taktik për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, derisa u vërejt përkushtim  i madh  i secilit prej tyre në stërvitje.