Dardan Molliqaj flet për herë të parë për vajzën e tij

0
692

Si rrallë herë, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka folur për vajzën e tij, Anën, duke thënë se me të takohet dy herë në javë.

 

Në emisionin Oxygen, Molliqaj ka shpalosur detaje të ndryshme nga jeta e tij, teksa është deklaruar edhe për vajzën, Anën.

“Ne rregullisht jemi dy herë në javë bashkë. I flasim nga dy tema të rëndësishme që i flasim. Kemi folur edhe për politikë e fe. Anën përpos që e kam vajzë, dua ta kem edhe shoqe”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, në emision ai ka folur edhe rreth politikës dhe ish-shefit të tij, Albin Kurtit.

Kujtojmë që Molliqaj është i martuar me Ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin, derisa ka një vajzë nga martesa e  tij e mëparshme.