Dalin në shitje biletat e ndeshjes Angli U21 – Kosovë U21

0
60

Federata e Futbollit e Anglisë ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian, Angli U21 – Kosovë U21, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin e Hull Cityt “KCOM”.

Biletat e kësaj ndeshje mund t’i blini duke klikuar KËTU.

Kosova U21 në dy ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit evropian 2021 ka realizuar fitore, duke e mposhtur Andorrën si mysafire 4:0 dhe më pas Turqinë në Prishtinë, me rezultat 3:1.