Daçiqit i del fytyra e vërtetë, fyen Kosovën, SHBA-në dhe Britaninë

0
71

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Po ashtu, Daçiq, me fjalët që ka përdorur ka fyer edhe SHBA-të e Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike.

Siç duket edhe në video, Daçiq bërtet duke fyer ambasadoren Çitaku e cila edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Ata me të cilët je dukë qëndruar janë kolonialistët tuaj”, citon Çitaku të ketë thënë Daçiq teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvlora.citaku.1%2Fvideos%2F10156053641417414%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>