Daçiq: Askush s`mund të shkojë te Vuçiqi me ndonjë dokument për njohjen e Kosovës

0
324

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë pas raportimeve se Washingtoni dhe Brukseli mund të paraqesin një dokument joformal Beogradit me kërkesën për të njohur Kosovën, se “nuk ka nevojë që dikush të humbasë kohë me gjëra të tilla”.

Daçiq i tha TV Prva se ata nuk duhet të shkojnë me një letër të tillë te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, situata ka ndryshuar në nivelin ndërkombëtar sepse Prishtina “nuk mund të hyjë në ndonjë organizatë ndërkombëtare “, transmeton Klan Kosova.

“Kur Vuçiq dhe unë filluam të merremi me këto çështje, shumica e vendeve në botë njohën Kosovën, dhe sot ka disa vende në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar që nuk e njohin Kosovën”, tha ai.

Disa media në Serbi raportuan të enjten se Brukseli dhe Washingtoni po përgatisin “një dokument” në koordinim, në të cilin ata do të kërkojnë nga udhëheqja shtetërore e Serbisë që të angazhohet për njohjen e Kosovës, por gjithashtu të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, transmeton Klan Kosova.

Këto raportime nga BE-ja u cilësuan si “spekulime të pabazuara”.