Covid-19: Pse nuk duhet të shqetësoheni për studimet që tregojnë zhdukjen e antitrupave

0
97

Studimet e fundit të kryera në Britaninë e Madhe nxorrën në pah se nivelet e antitrupave te njerëzit që kanë kaluar koronavirusin, pësuan një rënie me 27% gjatë periudhës tre mujore gjatë verës duke shtuar frikën e imunitetit “jetëshkurtër”. Megjithatë ekspertët thonë se këto studime nuk kanë pse të jenë shqetësuese pasi situata është mëse normale.

Nivelet e antitrupave të krijuara në organizëm për të mbrojtur sistemin imunitar ndaj koronavirusit bien pasi trupi pastron një infeksion të caktuar. Megjithatë qelizat imune mbartin një kujtesë të virusit dhe mund të prodhojnë antitrupa të rinj kur është e nevojshme.

“Këto tituj lajmesh janë idiotësi,” tha Scott Hensley, imunolog në Universitetin e Pensilvanisë. “Ulja e niveleve të antitrupave pas një infeksioni akut është një përgjigje normale e shëndetshme,” tha Dr. Hensley. “Kjo nuk do të thotë se këta njerëz nuk kanë më antitrupa. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë mbrojtje.”

Studimet e kryera te majmunët thonë se disa njerëz nuk kanë antitrupa fare, por edhe këta mund të kenë qeliza imune të quajtura qeliza T, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë virusin. Shumica e njerëzve të infektuar me koronavirus zhvillojnë përgjigje të qëndrueshme qelizore.

Qelizat T nuk kanë gjasa të parandalojnë infeksionin, por mund të parandalojnë simptomat serioze.

Burimi: New York Times,Anabel