COVID-19 në SHBA: Për 26 ditë vdiqën 63 mijë persona, dhjetori po cilësohet si muaji më vdekjeprurës

0
48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jetë rajoni më i goditur nga COVID-19, si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për numrin e viktimave.

Dhjetori po cilësohet si muaji më vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në ShBA, ku më shumë se 63 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga ky virus në 26 ditët e fundit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

Për krahasim, gjatë muajit nëntor kanë vdekur 36 mijë e 964 amerikanë.

Numri i lartë i vdekjeve vjen pas disa muajve që pati rritje masive të të infektuarve me COVID-19 në Amerikë, kështu duke u dëmtuar sistemet spitalore dhe duke bërë kufizime të reja për të parandaluar përhapjen.

Autorizimi i dy vaksinave COVID-19 në dhjetor ofroi një shpresë për një dritë në fund të tunelit – por ekspertët vazhdojnë të paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar dhe një tjetër valë do të vijë nga udhëtimet e Krishtlindjeve.

Më shumë se 616 mijë njerëz u kontrolluan në pikat e kontrollit të TSA në të gjithë vendin vetëm në Ditën e Krishtlindjes dhe qindra mijëra të tjerë udhëtuan në ditët përpara festës.

Numrat e të të infektuarve pritet të rriten përsëri këtë fundjavë.