COVID-19 ka rritur ankthin dhe depresionin tek gratë shtatzëna dhe ato pas lindjes

0
91

Pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë – por për gratë shtatzëna , COVID-19 vetëm sa ka acaruar disa nga betejat që mund të shoqërojnë sjelljen e një foshnje në këtë botë, veçanërisht ato që rrethojnë shëndetin mendor.

“Një gjë që unë kam vërejtur dhe jam kujdesur është numri i grave me ankth dhe depresion,” thotë Brittney Pohler.”Kjo situatë është rritur me të vërtetë tek pacientët; jo vetëm në nënat tona shtatzëna dhe ato pas lindjes, por gratë në përgjithësi.” raporton Health, transmeton OxygenPress

Pohler thotë se izolimi që vjen me distancimin shoqëror është i vështirë për shëndetin mendor. Zbatimi i këtyre udhëzimeve i mban gratë shtatzëna sa më të shëndetshme që të jetë e mundur tani, ato gjithashtu përfundojnë duke u ndier “të mbyllur brenda shtëpisë së tyre”, thotë ajo./OxygenPress.info