COVID-19 dhe futbolli

0
73

Nga Izet Sadiku, zv/ministër i Shëndetësisë

Gjatë këtij viti bota ka ndryshuar me paraqitjen e pandemisë COVID19.
Ky vit është karakterizuar me mbyllje, karantina, por edhe me shumë debate, propozime, veprime për tu mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e COVID19.
Tani dominon bindja se duhet të mësohemi të jetojmë dhe veprojmë me COVID19 edhe për një kohë deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari që vepron ne virus.

Por cka të bëjmë deri atëherë?

Ne duhet punuar dhe vepruar duke respektuar rregullat të cilat i propozojnë institucionet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje të corona- virusit.
Por shpesh kemi parë që shumë institucione publike dhe private, nuk i kanë respektuar këto rregulla për të cilat janë zotuar dhe kjo është njëra nga arsyet pse kemi rritje të rasteve të reja me COVID19.
Po du këtu me e përmendi një shembull i cili ka qenë për lakmi se si i kanë respektuar rregullat për parandalimin e COVID19.
Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar aktivitetet e veta gjatë muajit qershor me rregulla të reja konform nevojave për parandalim e COVID19.
Gjatë kësaj kohe i kam përcjell nga afer këto rregulla dhe kanë qene për lakmi anagzhimet e të gjithë akterëve që jane të kyqur në ketë veprimtari.
Që nga federata e cila ka caktuar protokole të reja për zhvilimin e garave dhe ajo çka është me rëndësi, janë angazhuar të gjithë, trjanerët, zyrtarët e klubeve, referët, lojtarët, policia e Kosovës, një armatë e tërë.
Dhe në fund është arritur qellimi, sot po përfundon me sukses kampinoati i Super Ligës së Kosovës në futboll.
Ka pasur raste ku loja nuk ka filluar deri sa êshtë larguar vetëm edhe një shikus i cili ka qenë në tribuna por ska qenë i paraparë në listat zyrtare për të marrë pjesë ne takim.
Po e përmend këtë shembull për të treguar se kur dojmë dhe anagzhohemi të gjithë mund të zhvillojmë aktivitetet dhe veprimtari duke parandaluar përhapjen e COVID19 .
Por për këtë duhet anagzhim, përkushtim, përgjegjësi dhe së bashku arrijmë edhe të vazhdojme jetën normale edhe të parandalojmë përhapjen e COVID19.
Bravo për FFK, të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve, referëve, policisë, tifozëve( të cilët kishin mirëkuptim dhe u pajtuan që ekipet e veta t’i përcjelllin nga TV e jo nga tribuna) dhe të gjithë kanë kontribuar që kjo shfaqje (kampionati) të përfundoj me sukses.
Suksese ekipeve që marrin pjesë në garat europiane se me sjelljet dhe disiplinën e tyre në këtë pandemi e kanë merituar.
#mbajemaske#mbajedistancen.