Conte jep dorëheqjen

0
65

Kryeministri italian Conte paraqiti dorëheqjen, pas prishjes së koalicionit të tij.

Presidenti i Republikës, Sergio Matterella ka rezervuar të drejtën për të vendosur dhe ka ftuar qeverinë të mbetet në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale.

Konsultimet do të fillojnë nesër pasdite.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në kërkim të një shumice të re, që prej largimit të një partie kryesore për koalicionin e tij, njoftoi që dje në mbrëmje se sot do të paraqiste dorëheqjen.

Sidoqoftë, Conte shpreson të marrë një mandat nga presidenti Sergio Matterella, në përpjekje për të formuar një qeveri të re, e treta që prej 2018, konfirmojnë mediat italiane.

Kriza politike u shkaktuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi (2014-2016), i cili tërhoqi partinë e tij të vogël ”Italia Viva” (IV) nga koalicioni në pushtet, pas disa javëve kritikash mbi menaxhimin e krizës shëndetësore dhe planeve për shpenzime ekonomike nga Conte./ATSH