CNN: Joe Biden presidenti i ardhshëm i SHBA-së

0
89

Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, kështu të paktën thuhet sipas projeksionit të CNN, ku fitorja në shtetin ku ai lindi i dha atij 270 votat elektorale.

Me 20 votat elektorale të Pennsylvanias, Biden në total ka fituar 273 vota elektorale.

Para se të nominohej si kandidat për president nga radhët e Demokratëve, Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në kohën sa ishte Barack Obama.