Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i ndahet Mehmet Krajës

0
98

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 13-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë Çmimin Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi, shkruan KultPlus.

Me këtë rast, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Ministres Vlora Dumoshi, e para e MKRS-së u uroi mirëseardhje laureatëve dhe anëtarëve të jurisë.

Juria profesionale, kishte vendosur që Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” ti ndahet shkrimtarit Mehmet Kraja.

KultPlus në vazhdim do të ju njoftojë edhe për çmimet tjera që janë ndarë sot për letërsi.