Çmimet që i mori gazetarja Ana Politkovskaia

0
55

Ana Politkovskaia, e lindur në vitin 1958, dhe e vrarë në Moskë më 7 tetor 2006, është një ndër gazetaret e rralla që ka informuar publikun në mënyrë të pavarur, për krimet që ka bërë ushtria ruse gjatë luftës në Çeçeni.

Gazetare e “Gazeta e Re” aj është arrestuar e kërcënuar se do ta dënonin me vdekje, për qëndrimin e saj opozitar ndaj makinës repressive shtetërore, pasi ka denoncuar shkeljën e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Në shtator 2004, derisa tentonte të shkonte në Osetinë e Veriut, për të ndjekur rrëmbimin tragjik të fëmijëve në shkollën e Besianit, ishte pre e një helmimi, për të ciln ajo akuzoi shërbimet sekrete ruse.

Për veprimtarinë e saj fisnike ajo është vlerësuar nga shumë institucione prestigjioze:

Çmimi Penda e Artë për vitin 2004, nga Bashkimi i Gazetarëve të Rusisë, Çmimi i Madh për Gazetarinë i akorduar në vitin 2001 nga Global Award for Human Rights, seksioni anglez i Amnesty International dhe Çmimin për Gazetarinë e Demokracinë, i akorduar në vitin 2003 nga OSBE./OxygenPress.info