Çmimet Oscar 2019 vijnë me risi

0
40

Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të Akademisë. Kategoritë janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

Fjalimet e fituesve për këto kategori do të transmetohen më pas, ndërkohë që do të mund të shihen live përmes oscar.com.

Akademia e Artit Figurativ dhe Shkencës njoftoi vitin e kaluar se do të shkurtonte transmetimin televiziv në 3 orë, në një përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën.

John Bailey, president i Akademisë, tha se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit.

Ceremonia e shumëpritur e këtij viti e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt./Atsh