Çmimet e importit në Kosovë për një vit rriten me 2.2%

0
53

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë, 2018.

Nga këtu del se, indeksi i tërësishem i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 0.8 % në tre mujorin e tretë  e  2018, krahasuar me tre mujorin e dytë 2018, shkruan OxygenPress.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: prodhimet minerale (5.6 %); këpucët (4.8%); lëkura dhe artikujt prej saj (2.5%); prodhimet e industrive kimike (1.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.5%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (1.4%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.5%); letrat dhe artikujt prej saj (0.2%); mjetet e transportit (0.1%) dhe druri dhe artikujt e drurit (0.1%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje, sipas indeksit të çmimeve të ASK-së, thuhet se në krahasim me tremujorin e tretë të 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2%. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu