Clinton përjashton kandidimin në presidencialet 2020

0
28

Hillary Clinton për herë të parë sot përjashtoi mundësinë e kandidimit në presidencialet amerikane të 2020, gjatë një interviste për ‘’News 12’’, një televizion lokal i Nju Jorkut.

‘’Unë nuk do të kandidoj, por do të vijoj të flas dhe mbroj për atë që unë besoj’’, deklaroi Clinton, e cila humbi presidencialet në 2016 përballë kandidatit republikan, Donald Trump.

‘’Unë dua të sigurohem që njerëzit të kuptojnë që unë do të vazhdoj të shprehem’’, theksoi ajo.

”Unë nuk do të shkoj askund. Ajo që vihet në pikëpyetje në vendim tonë, ajo që po ndodh në këto momente më shqetëson vërtetë shumë’’, konfirmoi ish-sekretarja e Shtetit (2009-2013)./atsh