Çka trajton filmi “Green Book”, që fitoi si më i mirë në OSCAR 2019

0
65

Titulli që merr çmimin “Filmi më i mirë” në “Producers Guild of America Awards” zakonisht fiton dhe “Oscar”-in.

Këtë vit nderi i takoi “Green Book”, i Peter Farrelly, që doli nw kinema në fund të janarit. Por, ka dhe përjashtime, si në rastin e “La La Land”, që më pas fitoi “Moonlight”.

Filmi tregon historinë e miqësisë së vërtetë mes një shoferi, ish-truprojë në një lokal, italo-amerikani Tony Vallelonga, dhe një artisti të talentuar afro-amerikan, Doc Shirley, në SHBA-në raciste të viteve ’60.

Tony Vallelonga interpretohet nga Viggo Mortensen, Doc Shirley nga Mahershala Ali, ndërsa “Green Book” është “The Negro Motorist Green Book”, guida që për rreth 30 vjet orientonte personat me ngjyrë për hotelet dhe restorantet ku pranoheshin të hynin.

““Green Book” nuk u publikua më që pas vitit 1966, dy vjet pas “Civil Right Act”. Duke parë filmin kuptohet menjëherë pse ishte e nevojshme kjo gjë. Ambientohet në të shkuarën, një e shkuar me diskriminim racial. Është e nevojshme të dimë si ishim dje për të folur për të sotmen. Nuk është film ideologjik, që të të thotë se çfarë të mendosh, tregon një histori; dy burra në udhëtim, një makinë dhe kaq. Në fund, çdokush është i lirë të mendojë ç’të dojë”, -tha Viggo Mortensen.

Source: Televizion