Çka po ndodh me Haxhin këtë vit? Sqaron Bashkësia Islame e Kosovës

0
76

Sot në Arabinë Saudite ka nisur Haxhi, ku për herë të parë në historinë moderne numri i besimtarëve do të jetë i kufizuar.

Për shkak të pandemisë COVID-19 e cila ka përfshirë gjithë botën, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, muaj më parë mori vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.

Në këtë mënyrë u tha se vetëm një numër i kufizuar i myslimanëve që jetojnë në Arabinë Saudite do të mund të jenë pjesë e organizimit, vendim ky i cili erdhi si masë për ruajtjen e sigurinë e shëndetit publik.

Në këtë mënyre edhe Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje i njoftoi të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.

Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë një herë në jetë secili mysliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

Çdo vit, më shumë se 2 milionë myslimanë nga 180 vende të botës udhëtojnë në Mekë për t’a kryer Haxhin.