Çka na duhet për një shëndet të mirë?

0
701

Studimet shkencore të kryera me kalimin e kohës na kanë lejuar të identifikojmë shumë zakoneve të shëndetshme. Këto janë sjellje që me përsëritjen e përmirësojnë mirëqenien dhe ndërtimin e bazës së rritjes sonë.

Zakonet e shëndetshme për të cilat flasim mund të vendosen në tri nivele: ushqimi i shëndetshëm, stërvitja e vazhdueshme fizike dhe marrëdhëniet e shëndosha shoqërore.

Duke marrë këto tri grupe si një referencë, është e mundur të përvijohen disa shprehi të shëndetshme, të përcaktuara si të tilla nga shkenca.

Ushqimi

Një nga gurët themelorë të një stili të shëndetshëm jetësor është adoptimi i disa zakoneve të mira ushqimore. Njëra prej tyre bazohet në përmasat e gjellëve që përgatisim. Kur përgatisim një meny, na duhet të sigurohemi se dimë sasinë e kalorive që na nevojiten. Një truk është që të marrim grushtin tonë si një njësi matëse, porcionet nuk do të duhet të kalojnë përmasat.

Nga ana tjetër, dieta mesdhetare, megjithëse mund të duket e paqartë, është një nga planet më të shëndetshme të të ngrënit që ekziston. Ushqimi pesë herë në ditë duke shpërndarë sasitë e duhura dhe duke i bazuar gjellët në përbërës si perimet cilësore dhe vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të ndiqni një dietë më të shëndetshme.

Një këshillë e tretë e lidhur me ushqimin është të mos blejmë ushqime kur jemi të uritur. Në këtë mënyrë do të shmangim rënien në tundimin për të blerë ushqime jo të shëndetshme, duke kursyer edhe në aspektin e parave. Së fundi, shmangia e pijeve të gazuara, qofshin ato të lehta, zero ose dietike, është një zakon i shkëlqyer ushqimor. Këto produkte janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndoshjen, pasi përmbajtja e lartë e sheqerit është armike e një diete të ekuilibruar.

Rëndësia e ushtrimit fizik

Adoptimi i zakonit të shëndetshëm për kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë është thelbësor për një mënyrë jetese të shëndetshme. Është një nga zakonet më të rekomandueshme shëndetësore për efektet që ka në trup:

Redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut, osteoporozës, diabetit dhe obezitetit.

Mban nyjet, tendinat dhe ligamentet fleksibël, duke na ndihmuar për të lëvizur më lehtë dhe reduktuar gjasat e lëndimit. Redukton efektet e plakjes. Promovon mirëqenien mendore duke parandaluar depresionin. Zvogëlon nivelin e stresit dhe ankthit. Rrit energjinë dhe forcën fizike. Përmirëson cilësinë e gjumit.

Përshpejton metabolizmin, duke na lejuar të ruajmë një peshë ideale gjatë një periudhe afatgjatë.

Çdokush mund të përfitojë nga një veprimtari e vogël fizike e rregullt, në të gjitha moshat. Natyrisht ju duhet të merrni parasysh kufijtë tuaj dhe, në rast dyshimi, këshillohuni me një specialist i cili këshillon ushtrimet më të mira për karakteristikat tuaja fizike.

Marrëdhëniet shoqërore

Ne jemi qenie shoqërore, dhe një aspekt themelor i jetës sonë është të lidhemi me të tjerët. Për të gëzuar marrëdhënie të shëndosha shoqërore, njerëzit duhet të zgjidhen me kujdes.

Grupi i miqve

Një jetë shoqërore e shëndetshme përfshin zgjedhjen e miqësive që na lejojnë të evoluojmë në një nivel personal. Një praktikë e mirë mund të jetë për të kërkuar shokë në mjedise ku ndihemi të qetë, si në vendin ku bëjmë një aktivitet që na pëlqen. Kjo do të na lejojë të takojmë njerëz me të cilët i ndajmë interesat, mësojmë prej tyre dhe zhvillojmë hobet tona.

Një lidhje e përbashkët do të jetë e dobishme për të krijuar një marrëdhënie më të mirë miqësie. Nga ana tjetër, është gjithashtu e rëndësishme të mbështetemi tek njerëzit që na përkrahin emocionalisht. Një mik duhet të jetë në gjendje të na ndihmojë në kohë nevoje, për të shmangur drejtimin në marrëdhënie jo të shëndosha ose bashkëvarësi.

Marrëdhëniet e punës janë gjithashtu të rëndësishme për një jetë të shëndetshme shoqërore. Të kesh një marrëdhënie të mirë me kolegët do të përmirësojë ambientin e punës dhe do të na ndihmojë të ndihemi më të arrirë dhe të vlerësuar në një nivel profesional. Kjo, nga ana tjetër, do të na japë më shumë shanse për të arritur sukses dhe promovim, duke rritur vetëvlerësimin tonë. Marrëdhëniet shoqërore janë pra një shtyllë në bazë të çdo zakoni të shëndetshëm. Krijimi i miqësisë së shëndoshë dhe të thellë do të na ndihmojë të ndërtojmë besimin tek ne./Bota.Al/OxygenPress.info