“Çka ka qëllu”, restoranti i njohur shqiptar në New York vizitohet nga Action Bronson

0
91

Restoranti “ÇKA KA QËLLU” shërben një përzgjedhje moderne të pjatave më të njohura dhe më të dashura tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ëmbëlsirat. Ata shërbejmë jo vetëm ushqim të shëndetshëm por edhe me vlera ushqyese. Të gjitha servimet përgatiten nga kuzhinierët me përvojë dhe pasion në kuzhinën shqiptare tradicionale.

“Çka ka qëllu” është restoranti i cili gjindet Hughes Ave Bronx, New York. Ky vend i njohur jo vetëm nga shqiptarët por nga të gjithë ofron ushqime por përmes stilit që ka tregon kulturën shqiptare tek te gjithë konsumatorët që janë nga vendet tjera.

Ramiz Kukaj, pronar i “Çka ka qëllu” është munduar që përmes kësaj hapësire të tregoj të gjitha veçoritë dhe traditat duke ekspozuar veshje tradicionale, kanunin e “Lekë Dukagjnit” dhe shumë veçori tjera.

Konsumatorët ndër ta edhe Action Bronson-Bambambaklava, shprehet se ky vend nuk është vetëm restorant por është vend i kulturës pasi pikturat dhe veshjet e ekspozuara janë pasqyrim i qartë i vlerave kombëtare shqiptare./OxygenPress.info