Çka i kujton plisi, Nderit të Kombit Reshat Arbanës?

0
219

I ftuar në emisionin Oxygen Show, aktori i njohur Reshat Arbana ka treguar , se çka do të thotë për të plisi. 78 vjeçari ka thënë se, plisi i kujton shumë figura të njohura, shkruan OxygenPress.

“ Plisi më kujton shumë role. Në radhë të parë më kujton Isa Boletinin që e kam bërë në vitin 1982, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte 70 vjetori i Pavarësisë, ishte një porosi, se duhet bërë një film për flamurin… Ishte vapë e madhe, ishim në Vlorë. Jam i lumtur që e bëra atë rol, ashtu sikur edhe jam i mërzitur, ashtu si më është hjekur  një pjesë e mirë,  e kam plagë në zemër. Këtë rol e kam plagë në zemër, më është hequr  12 minuta film. Që për një film nuk është pak  Nuk është e lehtë, në ato kushte që e kemi bërë ne, ishte tepër e vështirë, kështu për budallaqet e kohës, për shkak të cenzurës”, ka thënë Arbana.

Ndonëse, Per Arbanën plisi do të thotë shumë,  babai i tij ishte punues i tyre. Qeleshegji, ishte edhe babai i Besim Dinës. Ku të dy folën me nostalgji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu